Auto

Kompania kanadeze planifikon porositjen e 25 kamionëve elektrikë të Teslas

Kompania ushqimore zinxhirore kanadeze Loblaw Cos ka planifikuar që të porosisë 25 kamionë elektrikë të ri të Teslas për pesha të rënda, njoftuar kjo kompani.

Tesla ka prezantuar dje kamionin elektrik, ndërsa pritet të fillojë të prodhohet në vitin 2019, transmeton koha.net.

Blerja e tyre nxit këtë kompani që të ketë të gjithë flotën e saj të kamionëve, elektrik, deri në 2030-ën, ka thënë nga kjo kompani Catherine Thomas, e cila nuk ka bërë të ditur koston e kamionëve.


Lexoni edhe: Tesla prezanton kamionin e parë elektrik