Auto

Volkswagen 34 miliardë investime në veturat elektrike dhe teknologjinë autonome

Descriptive Text

Vlokswagen Group ka prezantuar një investim prej 34 miliardë euro për zhvillimin e veturave elektrike, teknologjinë për vozitje autonome dhe në shërbimet e mobilitetit deri në 2022-ën.

Shumica e këtyre parave do të investohen për të shtyrë përpara veturat elektrike e hibride, ka njoftuar kompania e njohur gjermane, transmeton koha.net.

Deri në viti 2030 VW Group ka pohuar se çdo produkt i tyre do të elektrifikohet.

“Ne jemi duke i rishpikur veturat” ka thënë Matthias Muller, shef i VW Group.

“Ne jemi, megjithatë, duke bërë këtë pa e anashkaluar teknologjinë ekzistuese e projektet e veturave pasi kështu ne fitojmë parat tona për të parashikuar të ardhmen”.