Peugeot 100 vjeçar shitet për një çmim

Peugeot 100 vjeçar shitet për një çmim

15 nëntor 2017 23:10

Peugeot 100 vjeç i vjetër i quajtur “Babai i të gjitha veturave garuese” është shitur për një çmim rekord prej 6.14 milionë eurove.

L45 i vitit 1913 pa tavan ishte i aftë të arrinte shpejtësinë mbi 160 kilometra në orë, që është më shpejtë sesa Peugeot 108 modern.

Fillimisht pritej të shitej për 4 milionë euro, por kur doli në ankand kaloi këtë shumë duke u shitur për 6.14 milionë euro, transmeton koha.net.

Ky çmim i shitjes është rreth 350 herë më shumë se sa një model i ri i markës franceze, e katër herë më shumë se sa rekordi i mëparshëm i shitjes së ndonjë Peugeot.

Marka franceze njihet më shumë për vetura familjare për çmim të përballueshëm por ky model me dy ulëse është njëri nga veturat më të rëndësishme në historinë motorike sportive.

L45 kishte motorin revolucionar 4.5 litërsh që prodhonte 112 kuaj fuqi ndërsa është lansuar kur Peugeot dominonte në gara.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme