Corvette ZR1 - vetura më e shpejtë që Chevy ka prodhuar ndonjëherë

Corvette ZR1 - vetura më e shpejtë që Chevy ka prodhuar ndonjëherë

14 nëntor 2017 22:51

Chevrolet Corvette ZR1 është rikthyer më i madh e shumë më i mirë se më parë, transmeton Koha.net.

Vetura e famshme sportive është rikthyer pas tetë viteve me një shpejtësi maksimale prej 337 kilometra në orë.

Kjo shpejtësi e bënë atë më të fuqishmin që Chevy e ka prodhuar ndonjëherë.

Corvette XR1 ka motorin 6.2 litërsh supercharged V8 që prodhon 755 kuajfuqi, që i bie rreth 300 më shumë se modeli standard Corvette Stingray.

Kjo veturë është prezantuar gjatë kësaj jave ndërsa pritet të dalë në shitje në vitin e ardhshëm me një çmim fillestar prej 120 mijë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme