Auto

ABT Audi RS3 me 460 kuajfuqi në Essen

Audi RS3 standard ka 400 kuajfuqi, ndërsa kompania e njohur ABT Sportsline motorin 2.5-litër Turbo të këtij modeli e ka përforcuar në 460 kuajfuqi, përkatësisht versionin Sportback dhe Sedan.

Image

Ndër ndryshime tjera që ka pësuar ky RS3 janë amortizatorët, frenat dhe sistemi i ri i shkarkimit të gazrave, transmeton Koha.net. Po ashtu, ABT Sportsline për këtë model në këtë rast ka zgjedhur edhe rrotat me diametër prej 19 dhe 20-inç, si dhe disa elemente nga fibra të karbonit dhe etiketën ABT.

Image

Në përgatitje është edhe paketa për më shumë kuajfuqi, ndërsa promovimi i saj pritet të bëhet në panairin e veturave në Essen, Gjermani, i cili do të mbahet këtë vit nga 2 deri 10 dhjetor.