Rolls-Royce raporton humbje rekorde mbi 4.6 miliardë funte

Rolls-Royce raporton humbje rekorde mbi 4.6 miliardë funte

16 shkurt 2017 19:37

Një marrëveshje me mitmarrje dhe rënia e funtës kanë shtyrë gjigantin inxhinierik britanik Rolls-Royce drejt një humbjeje rekorde, transmeton koha.net.

Krijuesi i motorëve reaktivë ka raportuar një humbje rekorde prej 4.6 miliardë funte gjatë vitit 2016.

Megjithatë një shkurtim i kostos ka bërë që fitimi i kompanisë të jetë më i mirë se sa shumë ekspertë kishin planifikuar, transmeton koha.net.

Rolls-Royce ka pranuar që të paguajë 671 milionë funte për shkak të një dënimi për korrupsion në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA te autoritetet e këtyre vendeve si dhe ka humbur 4.4 miliardë funte nga kontratat që ndërlidhem me monedhën e funtës britanike.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme