Auto

Kur vetura shkon me motorin dhe motobarkën

Descriptive Text

Një markë që prodhon vetura luksoze ka vendosur që të prodhojë një veturë elektrike, një motobarkë dhe një motor që shkojnë me njëri-tjetrin.

Të tre këto mjete transporti mund t’i bëni tuajat për pak më shumë se 10 milionë dollarë.

Koleksioni i krijuar nga firma suedeze “Gray Designs” përfshin një veturë dhe një motobarkë me dru, si dhe një motor elegant, transmeton tch.

Motobarka është ndërtuar me fibra karboni dhe Kevlar (materiali që përdoret për jelekët antiplumb), në mënyrë që të jetë e fortë dhe e lehtë njëkohësisht. Është motobarka që kushton rreth 9 milionë dollarë, ndërsa vetura kushton gati 1 milion dollarë.

Më i liri është motori, me një çmim rreth 200 000 dollarë.

{gallery}