Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

ABT përforcon edhe Audi S5 Sportsback

Kompania e njohur ABT Sportsline në ofertën e saj së bashku me modelin e modifikuar Audi S5 Coupe dhe kabrio ka edhe versionin Sportback të këtij modeli.

ABT Sportsline për versionin Sportback të Audi S5 ka përforcuar motorin 3.0-litër TFSI në 425 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, ajo ka zgjedhur edhe paketën e re për aerodinamikën, tepihët e rinj, gypat e shkarkimit të gazrave nga kromi, si dhe set të ri të rrotave 19 dhe 20-inç.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë rast, kompania nuk ka zbuluar detajet në lidhje me përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale.

Të gjitha të dhënat e mësipërme vlejnë edhe për Audi S5 Coupe dhe S5 kabrio.

Gjithashtu, ABT Sportsline ofron edhe paketën për përforcimin e modelit standard Audi A5, kështu motori 2.0-litër TFSI është përforcuar nga 252 në 330 kuajfuqi, 2.0-litër TDI tani ka 25 kuajfuqi shtesë, ndërsa dy versionet e motorit dizel 3.0-litër TDI janë përforcuar nga 250 në 325 kuajfuqi.

{gallery}