Ajvazi bën konvertim të rrallë për shpejtësi marramendëse

Ajvazi bën konvertim të rrallë për shpejtësi marramendëse

12 nëntor 2017 09:21

Arton Ajvazi është një prej emrave më të njohur të garës “Drag” në Kosovë. Me modelin e tij “Nissan GT-R R35” me motor 3.8-litërsh biturbo të vitit 2011 ai arriti të triumfonte në vitin 2015, duke u bërë kampion në një garë që në Kosovë njihet për rivalitet të madh.

Dashuria e tij e madhe për shpejtësinë dhe autosportin e ka detyruar të vijë shpesh nga Zvicra, në veçanti për garat e shpejtësisë, shkruan sot “Koha Ditore”. Ajvazi me superautomobilin e tij vazhdon të marrë pjesë vazhdimisht në gara dhe të befasojë për të mirë fansat e shpejtësisë në Kosovë.

Image

Megjithatë, Ajvazi nuk dëshiron të ndalet me shifrat që deri tani ka arritur në garat “Drag” në Kosovë. Jo më larg se në fund të tetorit të vitit 2017, Ajvazi triumfoi në “Drag Race II” me automobilin e tij të fuqishëm.

Me “Nissan GTR” Ajvazi arriti të thyejë rekordin personal në këtë shteg. Në tetor, ai arriti të kalonte shtegun prej 402 metrash për 9.582 sekonda... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme