Lansohen Brabus Ekstrem 700 e 900 të bazuar në Mercedes S-Class

Lansohen Brabus Ekstrem 700 e 900 të bazuar në Mercedes S-Class

10 nëntor 2017 14:45

Specialistët e përditësimeve të veturave Brabus kanë lansuar një çift ekstrem të Mercedes S-Class limousine, të bazuar në S63 AMG e Mercedes Maybach S650, me 691 kuaj fuqi respektivisht 888 kuaj fuqi.

Brabus ka krijuar këto dy modele super të fuqishme të quajtur Brabus 700 dhe Brabus 900, transmeton koha.net.

Brabus 700 ka kthyer motorin standard 4.0 litërsh twin-turbo V8 nga 604 kuaj fuqi sa prodhonte në 691 kuaj fuqi.

E sikur ky të mos ishte mjaftueshëm i fuqishëm, ata kanë krijuar edhe Brabus 900 i cili është i bazuar në Mercedes-Maybach S650, ndërsa kanë rritur motorin standard 6.0 litrësh twin-turbo V12 në 6.3 litërsh, duke e bërë atë të prodhojë 888 kuaj fuqi.

Brabus 900 peshon 2,800 kilogram ndërsa shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.7 sekonda e atë maksimale prej 350 kilometra në orë.

Që të dy këto modele, Brabus 700 e Brabus 900 mund të porositen në fabrikat e Mercedes e që të dy janë super luksozë, e po kështu pritet të kenë edhe çmimin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme