Lamborghini zyrtarisht shpërndan një video të SUV të saj Urus me 600+ kuaj fuqi

Lamborghini zyrtarisht shpërndan një video të SUV të saj Urus me 600+ kuaj fuqi

10 nëntor 2017 11:17

Lamborghini do të rihyjë në tregun e SUV me modelin Urus, të cilin do ta lansojë më 4 dhjetor 2017, i cili është spiunuar gjatë testimit si dhe vetë ata kanë shpërndarë një video zyrtare të tij.

Kjo video e shkurt shfaq Lamborghini Urus dhe aftësitë e tij në terrene të vështira gjatë testimit në shkretëtirë, transmeton koha.net.

Motorin Urus do ta ketë 4.0 litërsh twin-turbo V8, që prodhon mbi 600 kuaj fuqi, ndërsa pritet të dalë në shitje gjatë vitit të ardhshëm për rreth 200 mijë euro.

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme