Aston Martin Vantage i ri zyrtarisht debuton më 21 nëntor

Aston Martin Vantage i ri zyrtarisht debuton më 21 nëntor

09 nëntor 2017 22:47

Aston Martin ka njoftuar se modeli i ri Vantage do të lansohet zyrtarisht më 21 nëntor.

Kompania publikoi një fotografi paralajmëruese për modelin e ri në rrjetin social Twitter.

Modeli pritet të ketë motor 4.0-litërsh V8 me rreth 500 kuajfuqi. Pritet që automobili të ketë marsh manual me gjashtë shpejtësi apo automatik ‘dual-clutch’.

Versioni më i ri i Vantaget do të ketë rival të drejtpërdrejtë modelin e ri të Porsche 911.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme