Vendparkimet që kushtojnë më shumë se një shtëpi

Vendparkimet që kushtojnë më shumë se një shtëpi

09 nëntor 2017 10:23

Vendparkimet më të shtrenjta në Mbretërinë e Bashkuar janë zbuluar. Disa prej tyre kanë vlerën dyfish më të shtrenjtë se një shtëpi mesatare.

Shumica e tyre gjenden rreth kryeqytetit Britanik, ku vetëm 3 vendparkime të shitura në grup kanë arritur vlerën e gjysmë milioni funte, transmeton koha.net.

Image

Në fillim të kësaj jave, një vendparkim në Cornwall është shitur për 40 mijë funte, por ky çmim ishte shumë i ‘lirë’ krahasuar me shumën që disa janë të gatshëm të paguajnë për një vendparkim.

Vendparkimi që në vitin 2014 është shitur më së shtrenjti është për 400 mijë funte, është sa çmimi i dy shtëpive mesatare në Britani të Madhe, sigurisht varësisht nga lokacioni.

Image

Vitin e kaluar një vendparkim në Londër ka dalë në shitje për 350 mijë funte, por nuk ka arritur të shitet dhe është ende në shitje, tani më lirë, për 300 mijë funte.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme