Ford Mustangu special i Robert Downey Jr.

Ford Mustangu special i Robert Downey Jr.

08 nëntor 2017 10:59

Kompania e njohur SpeedKore, e cila është e specializuar për modifikimin e veturave të vjetra, së fundmi ka prezantuar modelin Ford Mustang Boss 302 i vitit 1970.

Ky model është krijuar veçanërisht për aktorin e njohur Hollywoodian, Robert Downey Jr., dhe është prezantuar në panairin e veturave SEMA, në Las Vegas.

Aktori ka angazhuar ekspertët e SpeedKore dhe nga ta kërkoi që të krijojnë një Mustang të modifikuar, transmeton Koha.net. Sipas kompanisë, Robert Downey Jr. ka qenë aktiv në çdo hap gjatë krijimit të këtij modeli. Me përzierjen e pjesëve origjinale dhe teknologjisë moderne, me të vërtetë është krijuar diçka e veçantë.

Në “zemrën” e këtij modeli është Ford Performance Aluminator, i cili ka motor 5-litërsh V8 i pajisur me super-mbushjen Stage 2 Ford Performance/Roush. Deri më tani, asnjë informacion nuk është zbuluar në lidhje me shifrat e performancës por dihet se motori është i kombinuar me marshin Bowler T56.

Ashtu si shumë projekte të tjera të SpeedKore, edhe Mustangu i këtij aktori të njohur ka karocerinë e bërë nga fibra të karbonit dhe eksterieri i tij është me ngjyrë të verdhë PPG Khaki.

Për enterierin, kompania Street Road Custom ka zgjedhur ulëset sportive prej lëkure me ngjyrë të kafenjtë, timon të veçantë dhe sistemin e veçantë të kondicionerit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme