Përforcohet modeli sportiv i Seatit

Përforcohet modeli sportiv i Seatit

07 nëntor 2017 14:46

Kompania JE Design ofron paketën e re për modifikimin e modelit sportiv të Seatit, Leon Cupra.

Vëmendje të veçantë tërheqë pamja e re e Leon Cupras, gjë që tani duket më i gjerë falë zëvendësimit të mbrojtësit të përparmë me spoiler, mbrojtësve anësorë, pragjeve, spoilerit të pasmë mbi çati dhe mbrojtësit të pasmë me difuzer, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, JE Design për këtë Seat Leon Cupra ka zgjedhur amortizatorët e modifikuar, disa detaje me ngjyrë të zezë shkëlqyese dhe të verdhë në eksterier, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave nga çeliku, set të rrotave 20-inç nga alumini me rrota Hankook S1-Evo 265/25 ZR20, si dhe motori 2.0-litër Turbo me katër i cilindra i përforcuar.

Sa i përket përforcimit të motorit, JE Design ofron dy versione: përforcimin e motorit në 360 kuajfuqi (shpejtësinë maksimale deri në 265 kilometra në orë) dhe në 380 kuajfuqi (shpejtësinë maksimale deri në 280 km/h).

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme