Auto

Mercedes prezanton serinë e re G-Class

Mercedes, para përfundimit të prodhimit të G-Classës aktuale (W463), ka prezantuar serinë e re të këtij modeli - Limited Edition.

Mercedes G-Class Limited Edition vjen në këto versione: G350d, G350d Professional dhe G500, transmeton Koha.net. Natyrisht, fjala është për një seri të kufizuar në 463 ekzemplarë të cilët, ndër të tjera, karakterizohen me stil të veçantë.

Versioni G350d vjen me eksterier me ngjyrë të zezë metalike “Designo Mocha”, G350d Professional ka eksterier me ngjyrë të kaltër “China”, ndërsa G500 tërheq vëmendjen me ngjyrë magno “Designo Platinum”.

Gjithashtu, G350d në dispozicion ka paketën “Sports” dhe “Chrome”, rrotat AMG nga alumini, dritat e errët, etj. Në anën tjetër, G350d Professional ndër të tjera ka në dispozicion paketën “Offroad”. Po ashtu, edhe G500 ka paketat “Sports” dhe “Chrome”.

Sa i përket çmimit, G350d Professional në Gjermani kushton 103,940 euro, G350d 122,918 euro, ndërsa më i shtrenjti është G500 i cili kushton 140,164 euro.

Të tre këto versione të kësaj serie të kufizuar, Limited Edition, do të fillojnë të shiten në janar të vitit të ardhshëm.

{gallery}