Maserati Levante GTS me motor të Ferrarit

Maserati Levante GTS me motor të Ferrarit

06 nëntor 2017 09:04

Kompania e njohur Maserati vitin e ardhshëm do të lansojë versionin GTS të modelit SUV, Levante, por ky version do të vijë me motor V8 të Ferrarit.

Maserati Levante GTS, rival i Porsche Cayenne Turbo dhe Range Rover Velar SVR të ardhshëm, do të vijë me motor 3,8-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 523 kuajfuqi, transmeotn Koha.net. Po ashtu, versioni i ri do të vijë me amortizatorët e modifikuar, sistemin e ri të frenimit dhe të shkarkimit të gazrave, si dhe eksterier me pamje “agresive”, rrotat më të mëdha nga alumini dhe enterier të dekoruar me disa elemente nga fibra të karbonit.

Lexoni edhe: 

Ky është Maserati Levante Shtorm për 2018-ën [foto]

Modeli aktual Levante V6 S GranSport në Britani të Madhe kushton rreth 77,000 funte, ndërsa Levante GTS pritet të fillojë të shitet me çmim prej mbi 80,000 funte.

Gjithashtu, Maserati planifikon Levanten edhe në version hibrid, në kombinim me motorin benzinë V6 dhe një motor elektrik, si dhe planifikon që ky model të mund të udhëtojë deri në 50 kilometra vetëm me motorin elektrik.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme