Auto

Japonezët e suksesshëm në “Tokyo Motor Show”

“Tokyo Motor Show” ka parë të gjitha llojet e automobilave dhe koncepteve. Prodhuesit më të mëdhenj të automobilave nga e gjithë bota u mblodhën në kryeqytetin e Japonisë për të prezantuar produktet e tyre më të reja.

Teksa pati produkte të reja të cilat shkëlqyen, pati edhe koncepte që shpalosën qëndrimet e kompanive për të ardhmen e auto-industrisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Siç pritej, ishin brendet japoneze ato që bënë bujën më të madhe, ndërsa pati edhe përfaqësues të fuqishëm të Evropës. BMW, “Mercedes” e “Audi” ishin të pranishëm, por pas shkëlqimit në “Frankfurt Motor Show”, mbetën nën hijen e japonezëve.

Suzuki mori vëmendjen më të madhe me linjën e re të koncepteve për 100- vjetorin e themelimit të kompanisë, më 2020. Subaru shkëlqeu me konceptin ViZIV Performance. Mazda shpalosi fazën e re të konceptit RX-Vision që debutoi në “Tokyo Motor Show 2015” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.