Manhart prezanton projektin e ri RS 500

Manhart prezanton projektin e ri RS 500

04 nëntor 2017 20:26

Kompania Manhart Performance nga Wuppertal, Gjermani, ka prezantuar projektin e saj të ri të quajtur RS 500, që i bie të jetë Audi RS5 Coupe i modifikuar.

Kjo kompani për RS 500 ka zgjedhur përforcimin e motorit V6 Bi-Turbo në 500 kuajfuqi, sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave nga çeliku, eksterier me ndryshime dekorative me detaje me ngjyrë ari, amortizatorët KW të modifikuar, si dhe set të rrotave 21-inç nga alumini me ngjyrë të zezë mat, transmeton Koha.net.

Manhart Performance nuk ka zbuluar detajet në lidhje me shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë dhe asaj maksimale, por Audi RS5 standard deri në 100 km/h e arrin për 3,9 sekonda ndërsa shpejtësinë maksimale deri në 280 km/h.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme