Së shpejti suedezët do të prezantojnë veturën elektrike për qytet

Së shpejti suedezët do të prezantojnë veturën elektrike për qytet

04 nëntor 2017 17:43

Kompania suedeze Uniti, më 7 dhjetor do të prezantojë veturën elektrike për qytet si dhe në të njëjtën ditë do të bëjë hapjen zyrtare të fabrikës së saj në Landskrona.

Uniti EV kushton rreth 20 mijë euro dhe shitja e tij pritet të fillojë në fillim të vitit 2019, transmeton Koha.net.

Sipas informacioneve të tanishme, Uniti EV do të ketë autonominë deri rreth 300 kilometra dhe do të jetë në dispozicion në version me dy ose katër dyer.

Versioni bazë do të ketë peshë prej 450 kilogramë dhe pritet të vijë me sistemin e menaxhimit tërësisht elektrik dhe ekranin Head-up.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme