Austin Healey fantastik i vitit 1950 me 24 karatë del në shitje për 470 mijë euro

Austin Healey fantastik i vitit 1950 me 24 karatë del në shitje për 470 mijë euro

04 nëntor 2017 15:21

Austin Healey më ekstravagant i bërë ndonjëherë ka dal në shitje në ankand për gjysmë milionë euro, transmeton koha.net.

I paraqitur në panairin e veturave më 1958 në Londër, mori emrin “Gildie” për shkak të arit të jashtëm 24 karatësh, transmeton koha.net.

I ndërtuar si projekt për panairin e veturave të 50-ta, vetura ka shumë tipare nga ari 24 karatësh, duke përfshirë rrotat, mbrojtësit nga para e mbrapa e instrumentet nga brenda.

Motorin kjo veturë e ka 2.7 litërsh i cili prodhon 120 kuaj fuqi e që bënë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për 11 sekonda ndërsa shpejtësinë maksimale 180 kilometra në orë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme