Maserati Levante GTS me motor të Ferrarit V8 spiunohet gjatë testimit

Maserati Levante GTS me motor të Ferrarit V8 spiunohet gjatë testimit

04 nëntor 2017 13:01

Maserati do të lansojë një Levante SUV super sportiv i cili rivalizon direkt Porsche Cayenne Turbo.

Maserati Levante GTS pritet të lansohet nga mesi i vitit 2018 me mbi 500 kuajfuqi, transmeton koha.net.

Me V6 me naftë e benzinë të cilët tashmë ofrohen me Levante, Maserati tani do të lansoj një me motor të Ferrarit, 3.8 litërsh twin-turbo V8.

Ky motor prodhon 523 kuajfuqi e që bënë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4.7 sekonda para se ta arrijë shpejtësinë maksimale prej 310 kilometra në orë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme