Gjigantët evropianë të automobilave krijojnë rrjetin për mbushjen e makinave elektrike

Gjigantët evropianë të automobilave krijojnë rrjetin për mbushjen e makinave elektrike

03 nëntor 2017 16:52

Katër kompanitë e mëdha evropiane të automobilave, BMW, Daimler, Ford dhe Volkswagen kanë arritur marrëveshje për krijimin e rrjetit evropian të mbushjes me fuqi të madhe për automjetet elektrike.

Sipas marrëveshjes planifikohet që në gjithë kontinentin deri në vitin 2020 të ndërtohen 400 stacione të tilla për mbushje të shpejtë të automjeteve elektrike, me çka do të lehtësohej dukshëm lëvizja e automjeteve në relacione të gjata, transmeton KP.

Për fillim planifikohet ndërtimi i serisë së parë prej 20 stacioneve për mbushje të shpejtë, të cilat do të jenë në funksion deri në fund të vitit, derisa numri tjetër prej 400 stacioneve të ngjashme do të krijohen deri në vitin 2020.

Vendet e para në të cilat do të krijohen stacione të tilla janë Gjermania, Norvegjia, Austria, ndërsa parashikohet që stacionet për mbushje të shpejtë të vendosen çdo 120 kilometra në autostradë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme