Spiunohet Mercedesi i ri i klasës A Foto: Ilustrim

Spiunohet Mercedesi i ri i klasës A

03 nëntor 2017 16:38

Fotografitë spiunuese të gjeneratës më të re të Mercedes zbulojnë dizajnin e jashtëm të këtij automobili, premiera e të cilit pritet në vitin 2018, transmeton KP.

Sipas përzgjedhjes së ngjyrës, duket se bëhet fjalë për një automobil që është i përgatitur për testet e fabrikës për simulimin e ndeshjeve.

Dizajni i klasës A paraqesin evolucionin diskret të modelit paraprak, ndërsa forma e dritave tregojnë ndikimin e stilit të konceptit A Sedan nga prilli i vitit 2017.

Pritet që Mercedes i ri i klasës A të jetë më i madh se sa modeli aktual. Automobili posedon platformën mekanike të avancuar MFA dhe pritet të ketë premierën botërore në panairin e automobilave në Gjenevë, në mars të vitit të ardhshëm.

Përveç kësaj, dihet se A45 AMG i ri do të jetë të paktën 400 kuaj fuqi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme