Audi RS4 i ri me 444 kuajfuqi del në shitje për 70 mijë euro

Audi RS4 i ri me 444 kuajfuqi del në shitje për 70 mijë euro

03 nëntor 2017 09:42

Audi RS 4 i ri Avant tani ka dal në shitje, pas prezantimit të tij në panairin e veturave në shtator të këtij viti në Frankfurt.

Dy versione të tij janë lansuar, ndërsa modeli standard RS4 Avant do të shitet me një çmim fillestar prej 70 mijë eurove.

Me këtë çmim, blerësit marrin rrota 19 inç, drita LED, ulëse super sportive RS plus shumë teknologji brenda makinës, duke përfshirë instrumentet virtuale me ekran 12.3 inç e një ekran shtesë nga anash 8.3 inç për të shfaqur navigacionin, komandat e kontrollimit, sensorët e parkimit e shumë tipare të tjera të sigurisë.

Së bashku me modelin standard është edhe ai RS4 Avant Carbon Edition i cili çmimin fillestar e ka 80 mijë euro.

Ky model super sportiv ka rrotat më të mëdha, 20 inç, pasqyra nga fibrat e karbonit, sistemin e shkarkimit të gazrave super sportiv të RS, dritat LED Matrix, ulëse sportive të RS nga lëkura nappa.

Motorin Audi RS4 Avant do ta ketë 2.9 litërsh V6 twin turbocharged i cili prodhon 444 kuaj fuqi, i cili bënë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për 4.1 sekonda ndërsa shpejtësinë maksimale të limituar në 250 kilometra në orë.

Audi ofron edhe një mundësi tjetër dinamike që ka motorin me shpejtësinë maksimale të limituar në 280 kilometra në orë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme