Subaru prezanton modelin e fundit të WRX STi super sportiv

Subaru prezanton modelin e fundit të WRX STi super sportiv

02 nëntor 2017 10:05

Subaru do t’i thotë lamtumirë modelit të tij legjendar WRX STi me një seri të fundit, transmeton Koha.net.

Modeli i fundit i quajtur “Final Edition” i Subari WRX STi do të prodhohen vetëm 150 ekzemplarë, ndërsa do të ketë të gjitha rrotat aktive e që do kushton 39 mijë euro, që është rreth 3 mijë euro më shumë se modeli standard i tij.

Motorin ky model e ka 2.5 litërsh turbocharged i cili prodhon 300 kuaj fuqi e që bën që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrijë për 5.2 sekonda.

Frenat e ri Larger Brembo të vënë në ‘Final Edition’ kanë bërë që vetura të ketë rrota më të mëdha, tani të madhësisë 19 inç, ndërsa mbrojtësit nga para dhe pas më sportivë të cilët e bëjnë këtë veturë të duket shumë më agresive.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme