BMW i8 Roadster do të ketë autonomi më të madhe

BMW i8 Roadster do të ketë autonomi më të madhe

01 nëntor 2017 15:20

BMW sportiv me tavan të hapur dhe motor hibrid, është i bazuar në Coupe i8 dhe do të ketë premierën në sallonin e ardhshëm të automobilave në Los Anxhelos.

Sipas BMWBlog, i8 Roadster do të ketë vend qendror në stendën e prodhuesit bavarez kur në fund të nëntorit të hapen dyert e panairit në Los Anxhelos, transmeton KosovaPress.

Modeli i ri BMW ka motor me tre cilindra 1.5 litra turbo-benzinë dhe elektromotor me fuqi të kombinuar prej 400 kuajfuqish.

Image

Aktualisht, BMW i8 në variantin Coupe disponon me 357 kuajfuqi.

BMW i8 Roadster posedon edhe bateri më të madhe 14 kWh, që do të kontribuojë në rritjen e autonomisë së pavarur kur automjeti të vozitet vetëm me motor elektrik.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme