Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Ford Mustang RTR me 700 kuajfuqi

Në panairin e veturave SEMA, i cili është mbajtur në Las Vegas, kompania e njohur Ford ka prezantuar modelin e ri për vitin 2018, Mustang RTR, shitja e të cilit do të fillojë së shpejti.

Për Mustang RTR janë përkujdesur Ford dhe Vaughn Gittin JR., të cilët kanë zgjedhur kofanon e re, spoilerin e përparmë, mbrojtësin e pasmë të ri me difuzer, spoiler mbi bagazh, dritat LED, rrotat e reja nga alumini, amortizatorët e modifikuar, frenat më të forta, si dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ford Mustang RTR për 2018-ën do të jetë në dispozicion në këto versione: Spec 1, Spec 2 dhe Spec 3, ndërsa versioni më i fuqishëm do të ketë motor 5.0-litër V8 me kapacitet prej 522 kW/700 kuajfuqi.

{gallery}

Gjithashtu, Ford dhe Vaughn Gittin Jr. për këtë panair kanë përgatitur edhe modelin F-150 RTR Muscle Truck.

Ky Pick-up vjen me maskën e përparme të re, mbrojtësit anësorë të rinj, dritat LED, rrotat RTR Tech 6 me goma Nitto Ridge Grappler, amortizatorët e modifikuar, enterier Katzkin dhe pllakën me mbishkrimin Vaughn Gittin Jr.

{gallery}