Zbulohet BMW M5 MotoGP super sportiv i ri

Zbulohet BMW M5 MotoGP super sportiv i ri

31 tetor 2017 17:40

BMW zbulon M5 e ri MotoGP Safety Car, i bazuar në M5 e ardhshëm, ndërsa do të zëvendësojë M2 e tanishëm në garën MotoGP si veturë e sigurisë.

Kjo veturë do të jetë M5 i parë që do të ketë sistemin xDrive me të gjitha rrotat aktive të BMW-së, i bërë për gjeneratën e ardhshme ende të pa zbuluar të M5, transmeton koha.net.

Motorin do ta ketë 4.4 litërsh twin-turbo V8 nga gjenerata e kaluar e M5, por i përditësuar e që tani prodhon 591 kuaj fuqi.

Rritja e fuqisë dhe sistemi me të gjitha rrotat aktive ka bërë që kjo veturë ta arrijë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për 3.4 sekonda.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme