Auto

BMW sjell seri të re të veçantë

Pas arritjes së Series 6 GT në tregun japonez, BMW ka përgatitur një seri të re të veçantë e cila quhet M Sport Debut Edition.

Si bazë ka shërbyer versioni 640i GT, që nënkupton se ky modelet e kësaj seri të veçantë kanë motor 3.0-litër me gjashtë cilindra e kapacitet prej 340 kuajfuqi, marshin automatik me 8 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes xDrive në të gjitha rrotat, transmeton Koha.net.

Një BMW Series 6 GT M Sport Debut Edition shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 5,3 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h.

Image

Gjithashtu, modelet e kësaj serie të veçantë vijnë me eksterier me ngjyrë gri, detajet nga kromi, rrotat “M” nga alumini e diametër prej 20-inç, ulëset prej lëkure Dakota, sistemin infotainment 9.2-inç, sistemin e zërimit Bowers & Wilkins, kondicionerin 4-sezonal, sistemin e njohjes përmes gjesteve, etj.

Seria M Sport Debut Edition është e kufizuar në vetëm 40 njësi, ndërsa çmimi i një modeli të kësaj serie kushton rreth 113,000 dollarë.

Image