Peugeot 3008 së shpejti me versione të reja sportive

Peugeot 3008 së shpejti me versione të reja sportive

30 tetor 2017 15:08

Në PSA Group mendojnë seriozisht që konsumatorëve t’u ofrojnë edhe versionin sportiv GTi për modelin 3008.

Në shfaqet Peugeot 3008 GTi, atëherë në dispozicion për konsumatorët nuk do të jetë para vitit 2019, transmeton Koha.net.

Image

Në fakt, janë duke u planifikuar dy versione. Versioni i parë pritet të vijë me motor benzinë 1.6-litër Turbo i huazuar nga 308 GTi, i cili ka kapacitet 270 kuajfuqi, ndërsa versioni tjetër mund të jetë hibrid me motorin e njëjtë benzinë 1.6-litër dhe me një motor elektrik.

Versioni hibrid do të mund të kishte kapacitet në total rreth 300 kuajfuqi, dhe pritet të ketë sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat.

Image

Gjithashtu, mund të pritet që Peugeot 3008 GTi të vijë me aerodinamikën “agresive”, eksterier dy-ngjyrësh, rrotat më të mëdha nga alumini, amortizatorët sportiv me ajër, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, si dhe me enterier sportiv.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme