Lansohet vetura super sportive Alpine A110 Cup

Lansohet vetura super sportive Alpine A110 Cup

28 tetor 2017 17:44

Alpine ka lansuar një variant sportib të A110 të quajtur A110 Cup, i cili do të kompletohet nga fabrika të ndryshme në gjithë evropën.

Me çmim prej 100 mijë euro, A110 Cup do të ndërtohet nga ekipi garues francez Signatech, të cilët viteve të kaluara kanë pasur sukses të madh me Alpine ku edhe kanë fituar garën Le Mans 24 Hours si dhe Europian Le Mans Series, transmeton koha.net.

Alpine A110 ka motorin 1.8 litërsh turbocharged të Renault-Nissan i cili prodhon 266 kuaj fuqi, ndërsa peshon vetëm 1,050 kilogramë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme