Kompania Lexus në panairin e veturave në Gjenevë ka konfirmuar se koncepti i saj UX do të përfundojë në prodhimin serik.
Ky koncept i së ardhmes premierën e ka mbajtur vitin e kaluar në panairin e veturave në Paris, por pyetja mbetet se sa do të ndryshojë modeli serik për nga dizajni, transmeton Koha.net. Të kujtojmë, për dizajnin e këtij koncepti përgjegjës është ED2, qendra evropiane e dizajnit e Toyotës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, Lexus njoftoi se UX do të luajë një rol të rëndësishëm në përpjekjen e kompanisë për të tërhequr klientët e rinj.
Tani për tani, nuk dihet se kur do të shfaqet në rrugë koncepti UX por thuhet se nuk është edhe larg që një gjë e tillë të ndodhë.
Lexus UX serik në gamë do të vendoset nën modelin NX. Po ashtu, Lexus në Evropë tashmë këtë koncept e ka regjistruar nën emrin UX 200 dhe UX 250.