Apollo lanson një super veturë 2 milionë euro

Apollo lanson një super veturë 2 milionë euro

26 tetor 2017 11:34

Apollo Automobile ka lansuar një super veturë IE të ri të limituar ultra ekskluziv në vetëm 10 njësi.

Kjo veturë pritet që të rivalizojë veturat ekskluzive si Ferrari LaFerrari e Aston Martin Valkyrie.

Apollo IE ka motorin 6.3 litërsh V12 i cili është ndërtuar në bashkëpunim të Apollo’s me firmën tjetër italiane Autotecnica Motori, transmeton koha.net.

Ky V12 prodhon 780 kuaj fuqi, ndërsa ka tre kategori për t’u vozitur, njëra për kohë me shi, tjetra për pista garash dhe njëra për rrugë normale.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 2.7 sekonda para se ta arrij shpejtësinë maksimale prej 334 kilometra në orë.

Apollo IE do të prodhohen vetëm 10 ekzemplarë të tij, ndërsa secili nga ta do të kushtoj 2.2 milionë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme