“Jo më Toytota me motorë me naftë”, thotë shefi

“Jo më Toytota me motorë me naftë”, thotë shefi

25 tetor 2017 22:14

Toyota është duke fituar dhe ka bërë hapa aq të mëdhenj e të gjerë me makinat hibride në kombinim me benzinë gjatë dekadës së fundit, sa që shumë shpejt nuk do të prodhojë asnjë veturë me motorë me naftë, ka zbuluar autoexpress.

Derisa Toyota do të vazhdojë që të ofrojë motorë me naftë në disa modele, prodhuesi i veturave insiston se është duke arritur në një pikë ku të gjitha veturat e reja do të lansohen me teknologji të avancuar e miqësore me ambientin, transmeton koha.net.

Toyota blen shumicën e motorëve me naftë nga kompania e BMW-së, në vend se t’i ndërtojë vetë ata.

Gjatë një konference në panairin e veturave në Tokio, zëvendës presidenti ekzekutiv, Diodier Leroy ka thënë se ai beson se kompania nuk dëshiron që të ofrojë më motorë me naftë me asnjë nga modelet e reja për tani.

“Mendimi im personal është që ne të mos lansojnë asnjë veturë me naftë më”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme