Mazda sjell dy koncepte të reja

Mazda sjell dy koncepte të reja

25 tetor 2017 13:54

Prodhuesi japonez i veturave, Mazda, ka prezantuar për publikun vendës konceptet e limuzinave sportive Vision Coupe dhe Kai me pesë dyer, të cilat paralajmërojnë dizajnin e gjeneratës së ardhshme të Mazda 3.

Mazda në auto-sallonin e Tokios, që ka nisur sot, ka paraqitur dy koncepte me dizajnin e modernizuar Kodo.

Koncepti i parë Vision Coupe ka imazh sportiv. Prodhuesi nuk ka dhënë detaje për sistemin motorik.

Tash për tash nuk ka deklarata zyrtare se kur ky model mund të shndërrohet në model serik, transmeton KP.

Kai Concept ka pesë dyer dhe është në formën e dizajnit Kodo, por modeli serik pritet të ketë pamje konvencionale.

Brendia është e formësuar sipas stilit të ngjashëm me konceptin luksoz Vision Coupe, me tabelë klasike të instrumentit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme