Lotus Elise Cup 260 “monstrumi” i limituar në vetëm 30 ekzemplarë

Lotus Elise Cup 260 “monstrumi” i limituar në vetëm 30 ekzemplarë

21 tetor 2017 10:36

Lotus ka lansuar një model ultra ekskluziv Elise, të quajtur Cup 260. Do të prodhohen vetëm 30 ekzemplarë të tij.

Shasia e prodhuar nga Lotus Motorsport, është një evolucion i Elise Cup 250 dhe do të ketë motorin e njëjtë 1.8 litërsh supercharged të Toyota’s që prodhon 250 kuaj fuqi.

Pesha është reduktuar nga 884kg në 862kg, duke bërë që ky motor tani të prodhojë 290 kuaj fuqi.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.8 sekonda, gjysmë sekondi më shpejtë se Elise Cup 250, ndërsa shpejtësia maksimale është 243 kilometra në orë, transmeton koha.net.

Elise Cup 260 është e bërë në ngjyrë ari për të festuar 70 vjetorin e Lotus.

30 konsumatorët fatlum duhet të paguajnë 66 mijë euro për atë që Lotus e përshkruan si klasiku i së ardhmes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme