Auto

McLaren 720S në version Spyder

Kompania e njohur britanike e veturave sportive, McLaren, këtë javë, në panairin e veturave në Gjenevë, ka prezantuar zyrtarisht modelin e saj të ri 720S, pasardhësin e 650S.

McLaren 720S është prezantuar në version Coupe, ndërsa më vonë thuhet se do të jetë në dispozicion edhe në version Spyder, transmeton Koha.net. Tani, dizajneri i njohur i pavaruar, X-Tomi Desing, ka shpalosur idenë e tij përmes një fotografie se si mund të duket McLaren 720S në version Spyder.

Të kujtojmë, McLaren 720S ka motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 720 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për më pak se tre sekonda ndërsa atë maksimale deri në 341 km/h.

Në Britani të Madhe, 720S Coupe do të kushtojë 208.600 funte, ku porositë e para pritet të fillojnë në maj të këtij viti, ndërsa 720S Spyder pritet të kushtojë më shumë.