S’ka model BMW M që do të tërheqë me rrotat e përparme

S’ka model BMW M që do të tërheqë me rrotat e përparme

19 tetor 2017 18:18

BMW ka konfirmuar se nuk do të sjellë model të divizionit M me version që tërheqë me rrotat e përparme.

Zëvendëspresidenti i kompanisë Dirk Hacker konfirmoi këtë lajm duke thënë se nuk ka zgjidhje për një sistem të tillë aktualisht.

“Duhet të jeni në gjendje të ndjeni veturën përmes timonit dhe motorit. Sot, nuk ka zgjidhje për vozitjen me rrota të përparme”, ka thënë Hacker për “autocar”, transmeton Koha.net.

Hacker po ashtu konfirmoi se BMW M2 do të jetë modeli i fundit i divizionit M me marsh manual. Përpos kësaj, ai konfirmoi se gjenerata e ardhshme M3 dhe M4 do të kenë sistem që tërheq me rrotat e pasme, ndërsa M5 ka sistem që tërheqë me të gjitha rrotat.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme