SUV më i shpejtë i prodhuar ndonjëherë nga britanikët – Jaguar F-Pace SVR

SUV më i shpejtë i prodhuar ndonjëherë nga britanikët – Jaguar F-Pace SVR

19 tetor 2017 12:37

Njësia për vetura speciale e Jaguar Land Rover është duke ndërtuar Jaguar F-Pace SVR të ri, i cili do të jetë SUV më i shpejtë i prodhuar ndonjëherë nga markat britanike.

Jaguar F-Pace SVR do të debutojë në panairin e veturave në New York në vitin e ardhshëm ndërsa do të dalë në shitje nga fundi i vitit 2018 me një çmim fillestar rreth 80 mijë euro, transmeton koha.net.

Kjo super veturë do të ketë motorin 5.0 litërsh supercharged V8 me tetë shpejtësi automatike dhe sistem të përhershëm me të gjitha rrotat aktive.

Jaguar F-Pace SVR do të ketë 570 kuaj fuqi, që e bëjnë këtë veturë që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë ta arrij për 4.2 sekonda e shpejtësinë maksimale prej 281 kilometra në orë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme