Super koncepti i së ardhmes BMW Vision Grand Tourer

Super koncepti i së ardhmes BMW Vision Grand Tourer

19 tetor 2017 09:47

Edhe pse është e vështirë të imagjinohet atë se si do të duken makinat pas 20 viteve, artistët janë duke u përpjekur të përgatisin njerëzit për atë që do të sjellë e ardhmja.

Ky është Vision Grand Tourer, një koncept luksoz e hipotetik i BMW-së, i cili mund të përshkojë distanca shumë të gjata me shpejtësi të madhe e me zero emetim të gazrave të dëmshëm, transmeton koha.net.

Artisti Glorin Tsiourea, krijuesi i këtij koncepti thotë se brenda kabinës ka katër mënyra të ndryshme të operimit, puna, argëtimi, pushimi dhe udhëtimi e shikimi.

Nëse ky do të ishte koncept i vërtet i BMW-së, sigurisht do të quhej Gran Tourer e jo Grand pasi është traditë e BMW-së.

Kjo makinë duket më shumë si fantazi, më shumë për vitin 2040 ndërsa karakteristikat e BMW-së vërehen në dizajnin e tij.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme