Ford Focus estate i ri 2018 spiunohet gjatë testimit

Ford Focus estate i ri 2018 spiunohet gjatë testimit

18 tetor 2017 18:34

Gjenerata e ardhshme e Ford Focus është spiunuar gjatë testimit në pistën e famshme në Nurburgring para lansimit, që do të bëhet më 2018-ën.

Ford Focus i ri do të ketë një dizajn të evolucionuar e jo dizajn komplet të ri, transmeton koha.net.

Motorët do të jenë të bazuar në atë të Fordit 1.0 litërsh turbocharged me tre cilindra me benzinë, EcoBoost.

Priten më së paku tre versione të tij, njëri me 99 kuaj fuqi, tjetri me 123 dhe një me 138 kuaj fuqi.

Motorët me naftë pritet të jenë: dy versione të 1.5 litërshit, njëri me 84 kuaj fuqi dhe tjetri me 118 kuaj fuqi si dhe ai 2.0 litërsh TDCi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme