Auto

Toyota prezanton modelin e pazakontë

Toyota ka vazhduar prezantimin e koncepteve nga panairi i veturave Tokyo Motor Show, duke prezantuar veturën e pazakontë elektrike, të quajtur Fine-Comfort Ride.

Baza e konceptit është i gjatë 3,450 milimetra, pothuajse 30 centimetra më i gjatë sesa Mercedes S-Class. Ky koncept i Toyotas është edhe më i gjerë se një limuzinë.

Me këtë koncept Toyota e bën të qartë se synon zhvillimin e mëtejmë të teknologjisë së baterive me hidrogjen, të cilat mund të vendosen nëpër kënde të veturës.

Ky ndryshim ofron hapësirë të konsiderueshme në kabinë që pritet të jenë gjashtë ulëse. Dy ulëse janë përpara, por ato janë të lëvizshme dhe e bën të mundur bisedat me pasagjerët prapa.

Ngjashëm si modeli Mirai, Fine-ComfortRide mund të mbushet për tre minuta. Toyota pohon se kjo është nën kohën e testuar japoneze. Koncepti mund të udhëtojë deri në 620 milje me një të mbushur të baterisë.

{gallery}