Porsche prezanton modelet e reja

Porsche prezanton modelet e reja

18 tetor 2017 09:38

Porsche ka zgjeruar listën e modeleve GTS edhe te Caymani e Boxsteri.

Këto dy modele të njohura të Porsches kanë përfituar nga seria e re, me të cilën tani përdorin 361 kuajfuqi dhe motorët 2.5-litra.

Detajet me ngjyrë të zezë dhe dritat Bi-Xenon janë veçori të Caymanit dhe Boxster GTS, transmeton Koha.net.

Përmes përdorimit të sistemit të ri të ajrimit dhe motorit turbocharged, modelet e reja kanë fituar 35 kuajfuqi më shumë, edhe pse kanë motor të vogël. Si pjesë standarde e modeleve të reja janë edhe gjashtë shpejtësitë manuale, por Porsche nuk ka ofruar edhe pakon automatike.

Shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë modelet e arrijnë për 4.1 sekonda ndërsa shpejtësia maksimale është 300 kilometra në orë.

Cayman 718 do të kushtojë 60 mijë funte, derisa Boxster GTS 61 mijë funte.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme