Audi paralajmëron modelin e ri A7 Sportback

Audi paralajmëron modelin e ri A7 Sportback

17 tetor 2017 09:44

Audi ka publikuar një foto paralajmëruese për gjeneratën e re të A7 Sportback, duke konfirmuar se rivali i ri i Porsche Panameras do të lansohet të enjten më 19 tetor.

Përpos konfirmimit të veturës, Audi nuk ka dhënë detaje të tjera për automobilin.

Më herët gjatë muajit u raportua se Audi A7 do të ketë dizajn të inspiruar nga modeli i ri A8.

Vetura e re gjermane do të dalë në shitje në vitin 2018. Pritet që ai të peshë më të lehtë se gjenerata e shkuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme