“Luftë” gjermano-amerikane për tregun e ardhshëm automobilistik

“Luftë” gjermano-amerikane për tregun e ardhshëm automobilistik

15 tetor 2017 10:12

“BMW”-ja dhe “Mercedesi” po premtojnë se mund të prodhojnë në sasi të mjaftueshme automobila të rinj elektrikë të bazuar në automobilat tradicionalë.

Dy kompanitë e mëdha gjermane po sfidojnë skeptikët që thonë se ” BMW”-së dhe “Mercedesit” do t’u duhen ndryshime radikale në dizajn që të shmangin kërcënimet nga gjiganti amerikan “Tesla” dhe kompanitë e reja të automobilave, shkruan sot Koha Ditore.

Ekzistojnë dy mundësi të prodhimit të automobilave që funksionojnë përmes baterisë: Përdorimi i një dizajni krejtësisht të ri si “Tesla”, apo përdorimi i një platforme tradicionale në të cilën mund të përdoren të gjitha tipat e motorëve: me djegie, elektrikë apo hibridë.

Motorët elektrikë janë më të vegjël se motorët benzinë apo dizel, andaj automobilat elektrikë të dizajnuar si të tillë nga fillimi kanë përfitime për shkak të ofrimit të pakove më të mira të enterierit duke i dhënë hapësirë më të madhe pasagjerëve....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme