Auto-sllallom për herë të parë në Gjilan

Auto-sllallom për herë të parë në Gjilan

14 tetor 2017 14:29

Dashamirët e automobilizmit në Gjilan nesër e kanë rastin që për herë të parë të përcjellin një garë të këtij sporti në qytetin e tyre.

Nën organizim të Federatës së Auto Sportit të Kosovës dhe Auto Klubit Gjilani, në rrugën “Marie Shllaku” do të zhvillohet gara në auto-sllallom, e treta e kësaj dicipline për kampionatin e sivjetmë.

Paraqitja në garë për pjesëmarrësit do të bëhet nga ora 09:00 – 10:00, ndërsa pas procedurave të zakonshme, të cilat duhet të përfundohen para orës 12:00, do të zhvillohet vozitja testuese.

Pas saj, në orën 13:00 parashihet të fillojë gara me vozitjen e parë, e dyta në orën 14:30, ndërsa i tërë aktiviteti pritet të përfundojë në orën 16:00, kur edhe do të bëhet shpallja zyrtare e fituesve.

FASK-u dhe AK Gjilani i kanë marrë të gjitha masat që gara të ketë rrjedhë sa më të mirë, ndërsa aty do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve.

“FASK-u po ashtu kërkon falje dhe mirëkuptim nga qytetarët, pasi rruga Marie Shllaku’ për disa orë do të jetë e mbyllur për veturat civile”, thuhet në njoftimin e Federatës.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme