Në ankand Fordi i veçantë me vetëm 6 mijë kilometra të kaluara për 30 vite

Në ankand Fordi i veçantë me vetëm 6 mijë kilometra të kaluara për 30 vite

14 tetor 2017 12:42

Ford Sierra Cosworth RS500 i vitit 1988 me vetëm 6 mijë kilometra rrugë të kaluara ka dalë në ankand me një çmim fillestar prej 129 mijë euro.

Ky model i Fordit është shumë i rrallë e i krijuar për gara, ndërsa vetëm 500 kopje të tilla janë prodhuar ndonjëherë, transmeton koha.net.

Në fillim kur ka dal në shitje ka kushtuar rreth 22 mijë euro në fillim të 80-ve, ndërsa tani mund të thyej rekordin e shitjes së një modeli Sierra më parë.

Pavarësisht se është i vjetër rreth 30 vite, vetura ka vetëm 6,037 kilometra të kaluara, duke u bërë Sierra RS500 me më së paku kilometra që mund të gjendet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme