Auto

Golfi super sportiv i garave

Volkswagen ka zbuluar një version të ri për pistë garash të versionit të Golf Mk7.

Ai quhet Golf GTI TCR, ndërsa është i dizajnuar në mënyrë strikte për gara dhe për profesionistët e saj që të garojnë në kampionatin TCR në të gjithë botën, transmeton koha.net.

Nën kafano ka motorin 2.0 litërsh turbocharged me katër cilindra, i cili prodhon 345 kuaj fuqi.

Volkswagen ka prodhuar 20 njësi të Golf GTI TCR të modelit paraprak, ndërsa pritet që të prodhojë 30 të këtij modeli GTI TCR, i cili do të kushtojë rreth 90 mijë euro.

{gallery}