BMW me dy modele të reja

BMW me dy modele të reja

11 tetor 2017 13:35

BMW-ja gjatë javëve të fundit ka prezantuar modelet e reja. Kompania gjermane këtë e ka bërë edhe të martën kur prezantoi dy modele në linjën e SUV.

BMW ka shpalosur X5 Special Edition dhe X6 M Sport Edition, të cilat do të jenë në shitje nga muaji dhjetor.

X5 Special Edition dhe M Sport vijnë me ulëse të lëkurës “Dakota” derisa ulëset e para do të jenë me ngrohje. Opsion tjetër janë edhe ulëset e zeza dhe shkronjën “M” rreth kabinës.

X5 vjen me mbrojtje nga dieli dhe instrument tabelën me xDrive40e iPerformance.

X6 M vjen me ngjyrën e kaltër metalike dhe interierin me fibra të karbonit. Rrotat e këtij modeli janë 20-inç. Detajet tjera të këtyre modeleve nuk janë bërë të ditura.

Image
Image
Image
Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme